Aksidenti ku humbi jetën 9-vjeçari, arrestohet shoferi i makinës që drejtonte mjetin në gjendje të dehur
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes (24 Korrik) në aksin rrugor Palasë–Dhërmi.
Makina që drejtohej nga 26 vjeçari me iniciale M. K., i cili ishte në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, i mitur 9 vjeçar.
Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, 20-vjeçari me iniciale E. A., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 26 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.