VIDEO/ Fitore karakteri dhe zemre, Vllaznia përmbys Vikingurin në ‘Loro Boriçi’

Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme në “Loro Boriçi”, duke përmbysur disavantazhin ndaj Vikungurit në ndeshjen e raundit të dytë të Conference League. Pavarësisht një fillimi jo të lehtë dhe golit të pësuar që në minutat e para, skuadra shkodrane ruajti qetësinë dhe reagoi me maturi. Goli i Bajramit solli barazimin, ndërsa Esat Mala vulosi përmbysjen në një ndeshje ku Vllaznia tregoi karakter dhe qartësi në momentet vendimtare.

Një fitore e madhe, por që mund të humbë peshën nëse nuk merret rezultati i duhur në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet pas një jave. 

Golat

Vllaznia pëson gol pa u mbushur 10 minuta lojë në takimin me Vikungur në ‘Loro Boriçi’, në kuadër të raundit të dytë të Conference League. Pas disa tentativave të pakonkretizuara nga ana e futbollistëve të Vllaznisë, përfitojnë miqtë nga Islanda, që kalojnë në epërsi me golin e Gunnarsson, i shërbyer nga Sigurdsson.

Vllaznia – Vikungur Rejkjavik 0-1

Pas shumë përpjekjesh, Vllaznia arrin më në fund të barazojë rezultatin ndaj Vikungurit. Në minutën e 67-të, Bajrami, i shërbyer nga Mala tund rrjetën, duke kthyer entuziazmin në ‘Loro Boriçi’.

Vllaznia – Vikingur Rejkjavik 1-1

Nuk ndalet Vllaznia, Esat Mala përmbys rezultatin.

Vllaznia - Vikungur 2-1