‘Time’ i kushton kopertinën Giorgia Melonit/ ‘Ku po e çon Evropën?’
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është protagoniste e kopertinës së fundit të revistës prestigjioze Time, e cila i ka kushtuar një intervistë të zgjeruar dhe një portret politik me titullin: “Ku po e çon Evropën Giorgia Meloni?”
Në intervistë me gazetarin italian Massimo Calabresi, Meloni thekson vizionin e saj për Evropën dhe politikën kombëtare:
“Duhet të mbrojmë atë që jemi – kulturën, identitetin dhe qytetërimin tonë. Nacionalizmi im nuk është agresion, por një mbrojtje ndaj globalizmit që nuk funksionoi.”
Takimi me Trump dhe pozicioni për Ukrainën
Time ndalet edhe tek takimi i Melonit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se kryeministrja italiane mbështeti me forcë Volodymyr Zelensky-n dhe kauzën ukrainase. Trump, sipas revistës, e dëgjoi pa e kundërshtuar hapur, ndërsa Meloni komentoi:
Kritikët dhe polemikat në Itali
Artikulli thekson se në Itali, Meloni përballet me kritika të forta për politikat e saj, ndërsa Time e përshkruan si një udhëheqëse të një nacionalizmi të ri – lokalist, populist, por besnik ndaj Perëndimit, Evropës dhe marrëdhënieve transatlantike.
Meloni vetë u përgjigjet akuzave:
“Më kanë akuzuar për gjithçka: nga lufta në Ukrainë, deri tek vdekjet në Mesdhe. Por kjo ndodh sepse nuk kanë argumente. Nuk jam raciste, as homofobe, nuk jam asgjë nga ato që thonë.”
Një shikim në të kaluarën familjare
Në një moment më personal, Arianna Meloni, motra e kryeministres dhe koordinatore e partisë “Vëllezërit e Italisë”, rrëfen për herë të parë për braktisjen e familjes nga babai i tyre, duke thënë për Time:
“Thjesht nuk i interesonim.”
Në fund të intervistës, Giorgia Meloni i drejton gazetarit një pyetje sfiduese:
“Je një njeri i ndershëm. Ajo që bën qeveria ime – a të kujton sadopak fashizmin?”