Dy ndryshime në formacion pas humbjes së thellë, Egnatia gati për përballjen me Dinamo Minsk

Egnatia zbret sot në fushë në Hungari për t’u përballur me Dinamo Minsk, në ndeshjen e turit të dytë të Ligës së Konferencës që nis në orën 20:45.

Pas humbjes së rëndë 5-0 ndaj Breidablikut, trajneri Tetova ka bërë dy ndryshime në formacionin titullar. Poçi dhe Jahaja janë lënë në stol, ndërsa në vend të tyre rikthehen Alijev dhe Lushkja, ky i fundit pas një pezullimi. Kuqezinjtë kërkojnë reagim dhe një paraqitje më të denjë në këtë sfidë europiane.