Vllaznia kunder Vikingurit me mungesa dhe prurje të reja, zbardhen formacionet

Vllaznia përballet sonte në orën 20:30 me Vikingurin në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Kuqeblutë zbresin në fushë me disa ndryshime të rëndësishme: mungon portieri Qarri, ndërsa sulmuesi Bismark, i ardhur së fundmi nga Skënderbeu, është titullar që në debutim. Po ashtu, bie në sy mungesa e Dodajt, i transferuar te CSKA Sofie. Trajneri Martini ka zgjedhur skemën 4-3-3 për këtë sfidë, me Balajn që udhëheq sulmin si kapiten, në kërkim të një rezultati pozitiv në këtë aventurë europiane.