'Nuk flisnim s'e nuk e linte gruaja!' Vajza mbyt të atin me tel, dëshmia e vëllait të viktimës: I dinim sherret...
Ngjarja që ka tronditur fshatin Frashër të Patosit, ku një vajzë dyshohet se ka mbytur të atin me tel, ka sjellë reagime nga familjarët e viktimës.
Vëllai i Anesti Ramës, Ferdinant Rama, tha për mediat se konflikti mes bashkëshortëve ishte i njohur prej kohësh dhe se gruaja kishte shprehur hapur se nuk e donte burrin. Ai shtoi se nuk kishte pasur kontakt me të vëllain prej dy vitesh, pasi bashkëshortja e ndalonte komunikimin mes tyre. Ndërkohë, një kushëri i familjes tha për Syri TV se policia kishte ndërhyrë disa herë në banesën e tyre për shkak të konflikteve.
“Unë jam vëllai i Enesti Ramës, por ai me gruan nuk shkonte dhe aq mirë. Se çfarë është bërë nuk dimë gjë. E kemi ditur edhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni e mbajeni ju, merre dhe pensionin, bëni çfarë të doni. Ka pasur 2 fëmijë, 2 vajza. Unë kam qenë në Greqi gjithë kohën dhe e mora vesh nga kunata. Edhe vajza mund ta ketë mbytur me tel, por unë nuk di gjë, kam rreth 2 vite e gjysmë që nuk flas me vëllain, sepse nuk e linte ajo të flisnim. E dija që nuk shkonin mirë. Për të pyetur, pyes vëllain tjetër dhe i them si është Anesti dhe thotë është mirë.” – tha Ferdinant Rama.
Gjithashtu, kushëriri i Anest Ramës u shpreh për Syri TV se policia ka ardhur më shumë se 10 herë tek banesa e tyre.