Një e penduar në dosjen 'Veliaj'/ Bashkëpunëtorja e ngushtë e Ajola Xoxës zbërthen skemën e korrupsionit e pastrimit të parave
Një nga 30 personat e marrë të pandehur në dosjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës ka pranuar të bëhet bashkëpunëtore e drejtësisë dhe të rrëfejë të gjithë skemën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa në bashkëpunim.
Kjo është hera e parë që SPAK ka arritur të ketë një të penduar të drejtësisë që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe kjo ka ndodhur në hetimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
E penduara e konsideruar si truri financiar i Ajola Xoxës dhe ka dorëzuar në SPAK të dhëna dhe ka rrëfyer me detaje skemën komplekse të pastrimit të parave dhe të korrupsionit të çiftit, informon gazetarja Klodiana Lala.
E penduara ka dhënë gjithashtu informacione që hetuesit nuk mund t’i siguronin dot.
SPAK ka në duar ndërkohë dëshmitë e 97 personave, dhjetra kontrata, balance, si dhe biseda të nxjerra nga telefonat e sekuestruar dhe përmes tyre do të provojë akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të pandehurve të tjerë.
Ndërkohë dosja pritet të dërgohet më 24 shtator në GJKKO.