", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/24/auto_Screenshot_11753366199.png", "width": 900, "height": 735 } }

Siri/ Shpërthim i fuqishëm në Idlib, dy të vdekur dhe mbi 70 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi ditën e sotme në Idlib të Sirisë, ku për pasojë humbën jetën dy persona dhe u plagosën 70 të tjerë, sipas mediave lokale.

Ministri sirian për Emergjenca dhe Menaxhimin e Katastrofave, Raed Al-Saleh, deklaroi në një postim në ‘X’ se ekipet e Mbrojtjes Civile shkuan menjëherë në vendin e shpërthimit me shkak ende të panjohur, në qytetin Maarrat Misrin, në veri të Idlibit rural.

Ai tha se ekipet e Mbrojtjes Civile ndërmorën operacione evakuimi dhe shpëtimi, pavarësisht shpërthimeve të tjera të vogla që vazhdonin dhe pengonin ndërhyrjen.

Ministri theksoi se numri përfundimtar i viktimave ende nuk është konfirmuar dhe u bëri thirrje banorëve të shmangin zonën për sigurinë e tyre, ndërkohë që ekipet vazhdojnë punën në kushte të rrezikshme dhe të ndërlikuara. Syri.net-Protothema