SYRI TV/ Vrau vëllanë dhe kunatën e tij, kërkohet burg për jetë për Arsen Muskurtin

Burg për jetë ka kërkuar prokurori e Tiranës për Arsen Muskurtin i cili ekzekutoi me armë zjarri vëllain Dritani dhe nusen e vëllait Nora Muskurtin. Togat e zeza kanë përfunduar hetimet dhe sipas tyre është provuar se 40 - vjeçari ka kryer vrasje në koshiencë të plotë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në 30 gusht të vitit 2022 në rrugën e Kavajës në Tiranë pas një sherri për një borxh të pashlyer që Arseni i kishte vëllait të tij Dritanit.

Syri tv

Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Arsen Muskurtin i cili tre vite më parë qëlloi për vdekje kunatën e tij dhe më pas ekzekutoi edhe të vëllain.

Hetuesit kanë mbledhur të gjitha provat dhe tashmë kanë dërguar dosjen në gjykatë ku është konkluduar se 40 - vjeçari e ka kryer krimin në vetëdije të plotë. Ngjarja e rëndë është u regjistrua në 30 gusht të vitit 2022 në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku Arsen Muskurti ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ku fillimisht ka debatuar me vëllanë, Dritanin dhe gruan e tij Norën në biznesin e këtyre të fundit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë të administruar nga grupi hetimor rezulton se 40 – vjeçari Arsen Muskurti ka nxjerrë armën para se të hynte në agjencinë turistike, por pas debatit i ka qëlluar me 5 plumba, predha e të cilave rezultuan fatale duke u marrë jetën në vend vëllait Dritanit dhe kunatës së tij Nora Muskurtit.

Sipas organit të akuzës, Muskurti ka deklaruar se vrasjen e ka kryer për shkak të problematikave të vazhdueshme me të vëllanë. Autori i kishte viktimës një borxh prej 150 mijë eurosh, për të cilin ishte hapur edhe një proces gjyqësor.

Kallëzimi ishte bërë nga vëllai i tij Dritani katër ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, i cili kërkonte urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje bashkë me të shoqen Norën për shkak të kërcënimeve që kishte marre nga Arseni.