E kryer, Arsenali merr Viktor Gyokeres
Arsenali ka bërë goditjen e radhës në këtë merkato vere: Viktor Gyokeres tashmë është lojtar i ri i “Topçinjve”, pasi dokumentacioni është miratuar dhe sulmuesi suedez ka marrë autorizimin për të udhëtuar drejt Londrës.
Brenda 24 orëve të ardhshme, Gyokeres do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore si futbollist i ri i Arsenalit.
Arsenal dhe Sporting Lisbona kanë finalizuar të gjitha detajet e marrëveshjes, e cila kap vlerën e 63.5 milionë eurove, plus 10 milionë euro bonuse të mundshme.
Kontrata do të nënshkruhet zyrtarisht brenda pak ditësh, duke i dhënë fund një telenovele që prej javësh kishte mbajtur tifozët e “Emirates” në ankth.