FOTO/ U kap me kallashnikov në makinë, zbulohet identiteti i 44-vjeçarit, i dënuar për përdhunim në ShBA

Një 44-vjeçar është kapur nga policia në Sarandë, pasi lëvizte me kallashnikov në makinë.

Sipas burimeve për SYRI-n, i arrestuari është Eqerem Sorra, i dënuar me 8 vite burg në Kaliforni për përdhunim.

‘Kontrolle intensive në zbatim të planit të masave për sigurinë gjatë sezonit veror, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Delvinë, operacioni policor i koduar “Ngarkesa”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari Eqerem Sorra’.