Bardho, i hap rrugën Zegjinesë të shkojë në Parlament. Letra për KQZ: Në asnjë rast nuk e dua mandatin...
Kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes, teksa sot ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ kërkesën, duke i hapur kështu rrugën Zegjine Çaushit për në Kuvend.
Zegjine Çaushi fitoi mandatin pas numërimit të zgjedhjeve të 11 majit, por Bardho i mori mandatin pas rinumërimit në Fier me 10 vota diferencë. Por më pas Bardho njoftoi vendimin e saj.Dokumenti: