VIDEO/ Parkimet e gabuara, procedohen penalisht 24 drejtues mjetesh në Tiranë
Në një deklaratë për mediat, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se ka vijuar me kontrollet intensive kundër parkimeve të gabuara.
Sipas Policisë, janë proceduar penalisht 24 drejtues mjetesh, të cilët kishin parkuar automjetet në mënyrë të parregullt, duke bllokuar lëvizjen e lirë të makinave dhe qytetarëve.
Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293 të Kodit Penal, janë proceduar penalisht shtetasit:
-R. M., 23 vjeç; E. H., 34 vjeç; I. M., 24 vjeç; F. H., 65 vjeç; S. D., 30 vjeç; K. F., 24 vjeç; E. N., 43 vjeç; R. C., 50 vjeç; E. Sh., 23 vjeç; K. M., 59 vjeç; J. M., 32 vjeç; L. G., 38 vjeç, R. K., 26 vjeç, R. T., 42 vjeç, K. K., 34 vjeç, R. P., 32 vjeç, H. K., 50 vjeç, E. B., 47 vjeç, E. H., 32 vjeç, K. B., 32 vjeç, O. S., 41 vjeç, G. F., 44 vjeç, E. Sh., 27 vjeç dhe R. Z., 23 vjeç.
Automjetet e konstatuara janë tërhequr me mjet ngritës nga Policia Rrugore e Tiranës, ndërsa në njoftim theksohet se do të vijojnë kontrollet në terren, me fokus disiplinimin e qarkullimit dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cënon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në hapësirat publike.
Policia Rrugore e Tiranës apelon: Respektoni rregullat – rruga është për të gjithë!