VIDEO/ Makina përplaset me ambulancën te Ura e Kardhiqit, 6 të plagosur, një në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë pranë Urës së Kardhiqit.
Sipas burimeve për SYRI-n, një automjet është përplasur me një ambulancë.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 3 personat që gjendeshin në ambulancë, të cilët po marrin ndihmën e parë pranë urgjencës së spitalit ‘Omer Nishani’, si dhe shtetasi D. K. dhe një pasagjere në automjetin që drejtonte ai.
Shtetasi Ilir Mema është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkaq të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjirokastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, te ura e Kardhiqit, autoambulanca me drejtues shtetasin Gj. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K..
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoambulancës, pacienti, shoqëruesja e tij dhe infermierja, që ndodheshin në mjet. Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasi D. K. dhe një pasagjere në automjetin që drejtonte ai.
Të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, pacienti, shtetasi I. M. është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkaq të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkakut të aksidentit.