Thyhet miti i ‘garës së spermës’/ Ja kush del ‘fitimtar’ gjatë fekondimit
Jo gjithmonë fitojnë më të shpejtë, por më të përshtatshmit. Ky zbulim shkencor hedh dritë mbi një të vërtetë befasuese të fertilitetit: veza e gruas luan një rol aktiv në zgjedhjen e spermës, në mënyrë që të rriten shanset për një fekondim të shëndetshëm.
Miti i ‘garës së spermës’ është thyer.
Një studim i ri nga Universiteti i Stokholmit dhe Universiteti i Mançesterit tregon se jo sperma më e shpejtë ‘fiton’, por është veza e gruas që zgjedh spermatozoidin me të cilin dëshiron të fekondohet.
Veza lëshon sinjale kimike - të quajtur chemottractants – që tërheqin spermatozoidet drejt saj. Por, ajo nuk i tërheq të gjitha në mënyrë të njëjtë. Në fakt, ajo mund të zgjedhë spermën nga një mashkull dhe ta refuzojë tjetrin – edhe nëse nuk është partneri i saj.
Autori i studimit, John Fitzpatrick, Profesor i Asociuar në Universitetin e Stokholmit, shpjegoi: "Vezët njerëzore lëshojnë kimikate të quajtura kimio-tërheqës që tërheqin spermatozoidet drejt vezëve të pafertilizuara. Ne donim të dinim nëse vezët i përdorin këto sinjale kimike për të zgjedhur se cilat spermatozoide tërheqin."
Fitzpatrick shpjegoi se kur spermatozoidet me të cilat ata eksperimentuan udhëtojnë në lëngjet folikulare të femrave partnere, "ato fillojnë të shkojnë më drejt dhe fillojnë të ndryshojnë mënyrën se si notojnë". Ai shtoi, "Pra, në varësi të forcës së atij sinjali, mund të merrni përgjigje të ndryshme në mënyrën se si spermatozoidet po i përgjigjen këtyre sinjaleve kimike femërore brenda fushës së tyre folikulare". Spermatozoidet ngadalësohen nëse lëngu folikular nuk është i favorshëm për të.
Kjo do të thotë se veza ka ‘preferenca biologjike’ dhe luan një rol aktiv në zgjedhjen e spermës më të përshtatshme për krijimin e jetës.
Ky zbulim ndryshon plotësisht mënyrën se si e kuptojmë riprodhimin njerëzor: nuk është vetëm një garë shpejtësie, por një bashkëbisedim kimik midis spermës dhe vezës – dhe veza ka fjalën e fundit. / News Medical.