Logu: Veliaj, simboli i një sistemi të kalbur! Është i gozhduar nga aferat e shumta korruptive në Bashkinë e Tiranës
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, zëvendësdrejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Besart Logu, akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një “trup të gozhduar” nga afera të shumta korruptive.
Logu tha se po të kishte vullnet të vërtetë nga organet e drejtësisë, çështje si inceneratorët dhe skema kriminale “5D” do ta kishin çuar Veliajn pas hekurave prej kohësh. Sipas tij, dëmi ekonomik dhe mjedisor i shkaktuar nga keqqeverisja në Bashkinë e Tiranës është i pallogaritshëm, ndërsa SPAK po i bën një “qokë” politike njërit prej njerëzve më të pushtetshëm të mazhorancës.
BESART LOGU: Për hir të së vërtetës, gozhdat Veliaj në qoftë se organi i akuzës do të kishte vullnet, gozhda Bushka do të ishte e papërfillshme, sesa gozhda të tjera ka Veliaj duke patur parasysh çështjen e inceneratorëve, ‘5D’. Mos harrojmë, do të jetë një thumb ose Veliaj do të ishte një trup i gozhduar, i bombarduar me gozhda.
Është për të ardhur keq, sepse kur ke parasysh çështjen e inceneratorëve dëmi që i ka ardhur jo vetëm buxhetit të shtetit, por dhe ai mjedisor që po shkaktohet me djegie plehrash dhe me grumbullim është kthyer në një kodër të re pranë varrezave të Sharrës. Kodrën natyrale që e ka falur Zoti, po e kalon ajo e plehrave.
Duke patur parasysh jo vetëm dëmin jo vetëm në buxhet por edhe në mjedis po ashtu dhe organizimin mafioz të skemës ‘5D’, ku nga i njëjti kompjuter aplikohej për leje ndërtimi dhe bëhej ‘log out’ dhe futu sërish si zyrtar, tashmë prano këto leje e tendera ndërtimi, është një skemë e thekur kriminale e organizuar me paramendim, e strukturuar, e ndarë me detyra, etj me radhë.
Pra, për këto vepra penale Erion Veliaj do të duhej të ishte në burg. Kjo është një qokë që po i bën SPAK dhe Veliaj duhet ta falënderojë sepse e mori pak si me turr- e vrap konfliktin me SPAK dhe me prokurorin e çështjes.
Për çfarë ka bërë Erion Veliaj dhe për çfarë akuzohet, duhet të jetë falënderues ndaj SPAK dhe GJKKO. Erion Veliaj, praktikisht ka qenë numri dy i Partisë Socialiste. Sa i përket karrierës, influencës, detyrave që ka patur, rrethit që krijoi sepse kreu i Bashkisë Tiranë është një minikryeministër. Administron miliona euro. Rreth 60% e buxhetit të shtetit për pushtetin vendor, i shkon Bashkisë Tiranë. Pa llogaritur pastaj edhe gjobat e Policisë Bashkiake që çdo mëngjes ne zgjohemi me një kartolinë tek xhami i makinës...