Me gati 50 persona në bord, zhduket avioni rus në Lindjen e Largët

Një avion me 50 persona në bord është zhdukur në Lindjen e Largët, raportojnë mediat.

Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin të enjten me një aeroplan pasagjerësh An-24, që transportonte rreth 50 persona në lindjen e largët të Rusisë ndërsa një kërkim është duke u zhvilluar, tha guvernatori rajonal.

Ministria lokale e emergjencave tha se avioni, i operuar nga një linjë ajrore me bazë në Siberi të quajtur Angara, u zhduk nga radarët ndërsa po i afrohej destinacionit të tij në Tynda, një qytet në rajonin Amur në kufi me Kinën.

Guvernatori rajonal Vasily Orlov tha se sipas të dhënave paraprake, në bord kishte 43 pasagjerë, përfshirë pesë fëmijë, dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

 “Të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme janë vendosur për të kërkuar aeroplanin”, shkroi ai në Telegram.

Ministria e Emergjencave e vlerësoi numrin e personave në bord disi më të ulët, në rreth 40./ Reuters.