", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/23/auto_191142275-2770543a-f4eb-4091-85a3-48f8b26f96731753299843.avif", "width": , "height": } }

Sinner rikthen bashkëpunimin me Ferrara-n, Kyrgios në sulm: Na mashtruan, zonja dhe zotërinj!

Rikthimi i Jannik Sinner tek Umberto Ferrara, përgatitës atletik me të cilin u nda pas çështjes së Clostebol-it, ka hapur menjëherë polemika të reja në botën e tenisit. Nick Kyrgios, i njohur për gjuhën e tij thumbuese dhe natyrën provokuese, nuk e kurseu një tjetër sulm ndaj numrit 1 në botë, duke reaguar në platformën X (ish-Twitter):

“Është kthyer me të njëjtin mjek… na mashtruan, zonja dhe zotërinj”, shkroi australiani.

Ferrara dhe fizioterapisti Giacomo Naldi ishin larguar nga stafi i Sinner pas një incidenti që tronditi botën e sportit. Sipas hetimeve, Closteboli, një substancë e ndaluar, kishte përfunduar aksidentalisht në organizmin e tenistit italian përmes një medikamenti të përdorur për të trajtuar një dëmtim te një koleg. Naldi, pa përdorur doreza, kishte masazhuar Sinner-in, duke shkaktuar kontaminimin.

Vendimi për të rikthyer Ferrara-n vjen pas largimit të Marco Panichi-t, i cili u shkarkua pak para Wimbledon-it dhe tashmë është pjesë e stafit të Holger Rune.

Rikthimi i Ferrara-s mund të shënojë një faqe të re në përgatitjen fizike të Sinner, por gjithashtu ka ndezur debate për transparencën dhe etikën në menaxhimin e rasteve sensitive si ai i Clostebolit. Kyrgios, besnik stilit të tij, nuk humbi rastin për të ndezur sërish atmosferën.