24 orë të çmendura për Dávid Hancko-n, nga firma e munguar me Al Nassr te transferimi në La Liga
Mbrojtësi sllovak Dávid Hancko ka përjetuar një ndryshim të papritur në karrierën e tij brenda vetëm 24 orëve. Vetëm një ditë më parë, Hancko u largua nga hoteli ku ishte akomoduar për t’u bashkuar me klubin saudit Al Nassr, duke qenë shumë pranë firmës me skuadrën nga Arabia Saudite, e cila në fund vendosi të fokusohej në një objektiv tjetër.
Por, në mënyrë surprizuese, sot u bë e ditur se Atlético Madrid dhe Feyenoord kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit 26-vjeçar. Kalimi në klubin spanjoll mbetet i kushtëzuar vetëm nga kalimi i vizitës mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës së re, por pritet të jetë vetëm formalitet.
Hancko, i lindur në Prievidza, ka pasur një karrierë interesante deri më tani, duke filluar nga debutimi i tij me MŠK Žilina në vitin 2016, më pas kalimi te Fiorentina dhe Sparta Praga, për të arritur te Feyenoordi në vitin 2022. Performancat e tij të forta në Holandë tërhoqën vëmendjen e klubit madrilen.
Ky ndryshim i papritur është një tregues i lëvizjeve të shpejta dhe të paparashikueshme në tregun e transferimeve, ku Hancko duket se ka gjetur një destinacion të ri dhe sfidues në La Liga, duke u bërë pjesë e Atlético Madridit brenda pak orësh pas një destinacioni të mundshëm në Arabinë Saudite.
Acuerdo con el Feyenoord para el traspaso de Dávid Hancko.
— Atlético de Madrid (@Atleti) July 23, 2025
El defensa internacional eslovaco firmará su nuevo contrato una vez supere el pertinente reconocimiento médico.
➡️ https://t.co/P8Xnr9LOCF pic.twitter.com/dic3qxqb3X