Dosja e Erion Veliajt, SPAK merr të pandehur 30 persona, mes tyre dhe daja dhe djali i xhaxhait i Ajola Xoxës

Detaje të reja nga dosja e kryebashkiakut të Tiranës. Krahas Veliajt SPAK ka marrë të pandehur 30 persona dhe shoqëri fizike.  Në total në kuadër të kësaj dosje hetimore me rreth 60 mijë faqe. 

Të pandehur janë marrë dhe:
Ina Goxhaj
Adela Kondakçiu
Flutur Xhani
Valmir Xoxa
Erald Simixhiu (djali daja i Ajola Xoxes)

Në skemën e korrupsionit Valmir Xoxa del personazhi i pastrehë që blen makinë 23 mijë euro dhe merr kredi të butë në bashki 40 milionë lekë në bashki dhe shëtit me 140 mijë euro në dy jastëkë.

Ndërkohë në emër të dajës së Ajolës janë  OJF të cilat kanë shërbyer për të krijuar një skemë fiktive për të përfituar fonde nga Bashkia Tiranë dhe jo vetëm. Një nga këto Arts Lab (në pronës të shtetasit Erald Simixhiu por kontrolluar nga Ajola Xoxa).

Nga hetimet e prokurorisë janë konstatuar të paktën 11 OJF e Kompani në pronësi të Ajola Xoxës, nga të cilat ndër vite ka deklaruar të ardhura të konsiderueshme.

Po sot pasdite u mësua se e pandehur është marrë dhe deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherazi kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Klotilda Bushka.

Sipas dosjes hetimore, SPAK ka ngritur dyshime serioze se Bushka ka qenë pjesë e një fushate të organizuar për të frikësuar dëshmitarët, për të penguar zbardhjen e të vërtetës dhe për të asgjësuar prova të rëndësishme, në një përpjekje të drejtpërdrejtë për të ndikuar hetimin penal.

Në dokumentet e siguruara nga hetuesit, theksohet se veprimet e dyshuara të Bushkës janë kryer në dhjetor 2024 dhe janar 2025, përmes kontakteve direkte me dëshmitarë kyç në këtë çështje.