VIDEO/ Martini, para sfidës europiane: Vikinguri favorit, por ne do të luftojmë deri në fund

Vllaznia po përgatitet për një tjetër betejë europiane, me moralin e lartë pas kualifikimit në turin e parë. Trajneri Edi Martini ka folur në prag të ndeshjes së dytë të turit të dytë, ku përballë do të ketë një kundërshtar fizikisht të fortë dhe me më shumë eksperiencë. Pavarësisht se e njeh vështirësinë e sfidës dhe e pranon se rivali është favorit në letër, ai thekson se skuadra e tij është e përgatitur të japë gjithçka për të kaluar më tej. Në një prononcim të sinqertë dhe motivues, Martini prek gjithçka: nga problemet me dëmtimet, deri te roli i tifozëve, kritikat dhe objektivat për sezonin që vjen.

“Qato nuk do jetë nesër, do na bëjë një dëm të madh, Sala ka pasur temperaturë, shpresoj të rikuperohet, gjithsesi jemi 25 lojtarë dhe do të japin më të mirën. Nëse me ekipin letonez diferenca ishte e madhe ne rrezikuam kualifikimin, jemi të fokusuar në këtë ndeshje, janë favoritë por ne do të luftojmë për të kaluar. Deri nesër nuk e di më thënë të drejtën, duhet pak përshtatje se si kanë ardhur te ekipi, dua që ata që të jenë në fushë të japin maksimumin.

Bismark ka kohë që është në Shqipëri, Leoni, portieri ka ndryshuar ambient, nuk është bërë 1 me klimën, por do të na ndihmojë shumë. Tradita e viteve të fundit na ka dhënë një shije të hidhur, por unë kam besim te djemtë. Rezultati ndonjëherë është dhe çështje fati. Ne duhet të tentojmë të fitojmë ndeshjen, sduhet të kalojmë në aventurë dhe lutemi që zoti të jetë me ne.

Tifozët do të jenë të shumtë nesër, është deçizive. Kritikët na ulin me këmbë në tokë, punojmë edhe më fort, çdo e keqe e ka një të mirë, na mobilizojnë më tepër. Të jesh trajner i Vllaznisë është kënaqësi dhe sfidë, do të jap maksimumin tim për të realizuar ëndrrat që kemi. Fokusi është që të jemi të plotë për kampionatin që do të jetë shumë i luftuar sivjet, presim disa afrime. Kemi qenë të kujdesshëm mos bëjmë gabime. Kevin është një vlerë që na mungon, për Jazxhi donim ta kishim por fati nuk e deshi. Kam besim te Gjini, do të na ndihmojë në Europë dhe kampionat”, përfundoi Martini.