SYRI TV/ Banorët e Prosekut ngrihen në protestë: Fshati po thahet për ujë, qeveria na ka braktisur

Me një kurorë me shkurre me mbishkrimin “Edi Rama për Fshatin”, banorët në Prosek kanë protestuar për të treguar se qeveria ka braktisur fshatin duke lënë që kultivohen vetëm ferra. Ata kërkojnë investime në infrastrukturë, pasi fshati po thahet nga uji. Banorët theksojnë se mungesa e investimeve po sjell shpopullimin e fshatit

Syri TV

Banorët e fshatit Prosekë në Mirditë kanë protestuar këtë të mërkurë duke i kërkuar qeverisë të ktheje vëmendjen nga ky fshat i cili është i braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit. I njohur si Myzeqeja e veriut, banorët shprehen se mungesa e investimeve ka shpopulluar fshatin i cili është tharë për ujë.

Dhe si për të treguar se fshati është lënë në harrese, banorët në tubat e ndryshkur dhe të braktisur që ishin projektuar për të sjellë ujin në fshat kanë vendosur një kurorë me shkurre dhe të shkruar mbi të Edi Rama për fshatin.

Banorët tregojnë se mungesa e ujit si për nevoja bazike ashtu edhe për ujitje ka detyruar shumë prej tyre te braktisin fshatin

Shkolla në Prosek është mbyllur, qendra shëndetësore është ne kontejner, teka të mbjellat po thahen për mungesë uji, që sipas banorëve kërkon vetëm një investim jo me vlerë të madhe.