SYRI TV/ Personat me aftësi të kufizuar në vështirësi, infrastruktura në Laç nuk u mundëson akses
Aksesi në infrastrukturë mbetet një problem për personat me aftësi të kufizuar në Laç. As programi por rindërtimin nuk ka sjellë asnjë përmirësim për këtë shtresë të shoqërisë. Përfaqësuesi i shoqatës Dod Ndocaj, thotë se vështirësitë për të lëvizur janë të shumta dhe shpesh herë janë të rrezikuar dhe nga automjetet.
Syri TV
Personat me aftësi të kufizuar kanë probleme në akses në infrastrukturë. Edhe pse ka pasur ndërhyrje si pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit, nevojat e kësaj shtrese të shoqërisë nuk janë marrë në konsideratë. Në pjesën më të madhe të rrugëve të qytetit mungojnë rampat, dhe e njëjta situatë vihet re edhe pranë institucioneve të shërbimit.
Në këto kushte personat me aftësi të kufizuar duhet të kenë shoqërues me vete. Përfaqësuesi i shoqatës Dod Ndocaj, thotë se vështirësitë për të lëvizur janë të shumta dhe shpesh herë janë të rrezikuar dhe nga automjetet.
Sipas të dhënave zyrtare në Bashkinë Kurbin, numërohen rreth 200 persona me aftësi të kufizuar. Problematikat e tyre janë paraqitur në mënyrë të vazhdueshme, por deri tani është bërë shumë pak për t’u krijuar lehtësira në lëvizje dhe akses në shërbime.