EMRI/ I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit nga Durrësi, SPAK merr të pandehur policin e burgjeve

SPAK ka marrë të pandehur edhe policin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili i dha telefonin për të komunikuar kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë kohës që transportohej nga IEVP Durrës në Apelin e Posaçëm për masën e sigurisë.

Sipas burimeve për SYRI-n, gazetari Fatjon Gjinaj bën me dije se polici i marrë i pandehur është Fatjon Baci.

Hetimet e SPAK kanë çuar në vendimin për të ngritur akuzat ndaj punonjësit të burgjeve, ndërsa prokuroria vazhdon të zhvillojë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.