VIDEO/ Hutohet kryebashkiakja e Ramës, shkon për herë të tretë në SPAK, por ngatërrohet, futet në gjykatë

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur në SPAK për herë të tretë, ku po zhvillohet një hetim ndaj saj.

Këtë herë Bufi ishte e hutuar, pasi gjatë paraqitjes në godinën e SPAK ajo ka ngatërruar edhe derën, duke u futur fillimisht në hyrjen e GJKKO, para se të dilte sërish për të shkuar drejt hyrjes së prokurorisë.