Dhuna mes biznesmenëve në Tiranë/ Dalin fotot e Laert Kasajt nga spitali, me hematoma dhe sy të nxirë

Në foto është shtetasi Laert Kasaj, biznesmeni i dhunuar mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kavajës në kryeqytet, dyshohet nga shtetasi Ferhat Kaja.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si kompleksi “Delijorgji”, ku dy biznesmenët mësohet se janë konfliktuar për arsye ‘denoncimi’ për tentat e lokalit. Konflikti ka degjeneruar në dhunë fizike, ku Kasaj ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Sot janë publikuar edhe fotot nga spitali, ku Kasaj shfaqet me hematoma në fytyrë dhe sy të nxirë.

Deri tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës lidhur me ndalimin ose procedimin penal të Ferhat Kajës.