Toni Kros e pranon: S’kam qenë tifoz me Realin, fotoja me fanellën e Figos ndryshoi gjithçka
Legjenda e Realit të Madridit, Toni Kros, vazhdon të marrë vlerësime pas tërheqjes së tij nga futbolli.
Këtë herë, ai u nderua me “Urdhrin e Meritës” nga Landi i Meklenburg-Pomeranisë në Gjermani.
Siç pritej, në fjalimin e tij, ai i bëri homazh klubit që i ka sjellë kaq shumë gëzim gjatë viteve, Realit të Madridit.
Ai ka treguar se nuk ka qenë një tifoz i “los blancos”, por një foto me një fanellë të Figos kur portugezi luante për Realin ndryshoi gjithçka.
“Isha fëmijë ende dhe kisha veshur një fanellë të Realit të Madridit të Figos. Nuk e dija atëherë sa shumë do të më ndihmonte.
Nuk isha tifoz i Realit të Madridit, por ajo foto doli në rrjetet sociale. Dhe sigurisht, të gjithë tifozët e Realit të Madridit thoshin se Kros është tifoz i Realit të Madridit. Ai ka veshur një fanellë që kur ishte shtatë vjeç. Nuk ishte e vërtetë, nuk isha tifoz me Realin, por fotografia me fanellën e Figos më ndihmoi”, pranoi Toni Kros.