Dardan Molliqaj jep dorëheqjen nga Vetëvendosje

Dardan Molliqaj sipas gjitha gjasave nuk do të ushtrojë më funksionin që ka në Lëvizjen “Vetëvendosjes”. 

Deputeti i LVV-së nga sot nuk do të jetë më sekretar i përgjigjëm i partisë të cilën e drejton Visar Ymeri.

Ndryshe, në zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit, ai ka marrë më shumë vota se kryetari Visar Ymeri.

Ai ka mbledhur gjithsej: 49,033 vota ndërsa kryetari i VV-së ka marrë gjithsej: 40,981 vota, apo 8.052 vota më pak se Molliqaj. /Indeksonline