Plagosje me thikë në Vlorë, dërgohet në spital një 27-vjeçar, autori në kërkim

Një 27-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Risili të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal mes dy personave që kishin konsumuar alkool në një nga lokalet e zonës.

Pas debatit, njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur të riun dy herë në bark, duke i shkaktuar plagë serioze. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, sipas mjekëve.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa autori i dyshuar është në kërkim. Ende nuk janë bërë të ditura identitetet e personave të përfshirë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Vijon...