‘Veliaj, i pandehur’/ Neza: Heshtja, taktikë e kryebashkiakut, kërkon rezultat më të mirë pas sulmeve ndaj….
Për gazetarin Sami Neza, ‘heshtja’ e Erion Veliajt mund të lexohet si një taktikë interesante nga ana e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës.
I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Neza tha se përmes ‘heshtjes’, Veliaj kërkon një rezultat më të mirë, ndryshe nga sa bëri më parë me sulmet përmes prokurorëve.
Por ndryshe nga ‘heshtja’ në procesin e nisur ndaj kryebashkikaut Erion Veliaj, për gazetarin Neza, është dyshuese fakti, se si Veliaj ka negociuar kaq ulët një marrëveshje për t’u tërhequr nga Bashkia e Tiranës.
Lidhur me ‘marrjen e pushtetit vendor’ nga Rama, Neza e sheh më shumë si fryt të emërimeve dhe jo fryt të një rezultati zgjedhor.
Leximi i heshtjes së Erion Veliaj është interesante. Nëse është taktikë që qëndron tek Erjoni është normale. Kërkon një rezultat më të mirë që bëri përmes sulmeve, ose nëse është një taktikë që funksionon në zonat e tjera, është problem i madh, problem integriteti.
Edhe zbret nivelin e dëshmive që i ka të depozituara Erion Veliaj. Po kapin qeverinë dhe socialistët. Është një marrëveshje, dhe s’e kuptoj pse e ka negociuar kaq ulët marrëveshjen. Ka pasur një tendencë që ta nxisë e ta çojnë në ‘arrest në shtëpi’.
E gjitha piramida në pushtetin lokal e qendror është fryt i emërimeve e jo i zgjedhjeve. S’ekziston një CV që të ndërtojmë një profil, ka kohë që s’ndodh në PS. Ka vetëm emërime.