Jep dorëheqjen Drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku
Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Saimir Boshnjaku, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Sipas raportimeve në media, Boshnjaku i ka dorëzuar dorëheqjen e tij ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Nuk dihen ende arsyet zyrtare të largimit të tij nga posti, ndërsa nuk ka një reagim publik as nga Ministria e Brendshme dhe as nga vetë Boshnjaku.
Saimir Boshnjaku e ka ushtruar këtë funksion që prej 20 korrikut 2022, duke qenë një nga figurat kyçe në menaxhimin e kufirit dhe politikave të migracionit në vend.
Nuk dihet ende se kush do të emërohet në vend të tij.