SYRI TV/ 100 vjetori i lindjes së Martin Camajt, Bushati: Shqipëria i kanë ende borxhe Camajt
Në 100-vjetorin e lindjes së Martin Camajt, biblioteka “Marin Barleti” në Shkodër organizoi një aktivitet përkujtimor, duke vlerësuar jetën dhe veprën e tij si një ndër figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në aktivitet u çel edhe një ekspozitë me botime të rralla të autorit, ndërsa studiues dhe shkrimtarë theksuan kontributin e tij të pazëvendësueshëm në letërsinë shqipe.
Në nderim të 100-vjetorit të lindjes së poetit, shkrimtarit dhe studiuesit të shquar Martin Camaj, biblioteka “Marin Barleti” në Shkodër organizoi një aktivitet përkujtimor, ku u soll në vëmendje jeta dhe trashëgimia e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Shkrimtari Xhahid Bushati theksoi se Martin Camaj është një nga autorët më modernë të letërsisë shqipe, duke vijuar të shkruante në shqip edhe gjatë jetës në emigrim. Sipas tij, Shkodra dhe Shqipëria i kanë ende një borxh Camajt, pasi ai mbetet një shkrimtar ende i pastudiuar siç duhet.
Ndërsa studiuesja Brikena Smajli u shpreh se Martin Camaj është një autor që pati fatin të mos e takonte kurrë lexuesin e tij.
Në ambientet e bibliotekës u çel edhe një ekspozitë me botime të rralla të autorit, duke nxjerrë në pah jo vetëm vlerën përmbajtësore të veprave, por edhe rëndësinë e tyre dokumentare dhe bibliografike. Martin Camaj lindi në Temal të Dukagjinit në vitin 1925 dhe ndërroi jetë në vitin 1992.