‘Civilët s’mund të jenë shënjestra’/ Von der Leyen: Skena të patolerueshme në Gaza, ndaloni dhunën!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka kritikuar ashpër Izraelin, pas skenave të tmerrshme të urisë, e cila po përdoret si armë lufte ndaj popullatës civile.
Në një reagim në platformën sociale X, Von der Leyen shkruan se: ‘Civilët nuk mund gtë jenë shënjestra’, ndërsa i cilëson imazhet që vijnë nga Gaza, si të padurueshme.
‘Imazhet nga Gaza janë të padurueshme. BE-ja përsërit thirrjen e saj për rrjedhën e lirë, të sigurt dhe të shpejtë të ndihmës humanitare, si dhe për respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar humanitar. "Civilët e Gazës kanë vuajtur shumë, për shumë kohë. Kjo duhet të marrë fund tani. Izraeli duhet t'i mbajë premtimet e tij", shkroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në X.
Civilians cannot be targets. Never.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 22, 2025
The images from Gaza are unbearable.
The EU reiterates its call for the free, safe and swift flow of humanitarian aid.
And for the full respect of international and humanitarian law.
Civilians in Gaza have suffered too much, for too long.… https://t.co/VhaKxUXka0