U arrestua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, Gjykata e Tiranës liron nga burgu Edison Haxhiun

Gjykata e Tiranës ka shuar masën për Edison Haxhiun, i akuzuar për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në fshatin Larushkë të Fushë Krujës.

Masa për Haxhiun u shua për tejkalim të afateve.

Haxhiu akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Beqarajt, ky i fundit nën akuzë për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Ndaj Edison Haxhiut, Prokuroria e Tiranës kishte ngritur akuzë për krijim të kushteve për të kryer vrasje.