Tronditet familja mbretërore/ Mbesa e Princeshës Diana, kushërira e Princit William dhe Harry gjendet pa jetë
Rosie Roche, 20 vjeç, një prej kushërirave të Princit të Uellsit dhe Dukës së Sussex, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Norton, pranë Malmesbury në Wiltshire, më 14 korrik. E reja, e cila po studionte letërsi angleze në Universitetin e Durhamit, u gjet pa shenja jete nga nëna dhe motra e saj, ndërsa pranë saj ndodhej një armë zjarri.
Një hetim paraprak u zhvillua të hënën në Gjykatën e Mjekut Ligjor në Wiltshire dhe Swindon, por ende nuk janë zbuluar rrethanat e sakta të vdekjes së saj. Sipas të përditshmes The Times, Roche kishte qenë duke bërë gati valixhet për një udhëtim me miqtë e saj.
Rosie ishte mbesa e të ndjerit Edmund Roche, Lord Fermoy, vëllait të Frances Shand Kydd, nënës së Princeshës Diana. Ngjarja tragjike vjen vetëm një vit pas vetëvrasjes së Thomas Kingston, bashkëshortit të Zonjës Gabriella Windsor, kushërirës së Mbretit Charles III, i cili vrau veten në shkurt 2024.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një aksident tragjik apo për një ngjarje me motive të tjera. Familja nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare.