Në kërkim për vjedhje, 34-vjeçari nga Berati kapet duke vjedhur marketin në Durrës/ Në pranga dhe 2 të tjerë

Në prangat e policisë ka rënë një 34-vjeçar nga Berati, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një market në lagjen nr. 4 në Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, 34-vjeçari me iniciale L. G. ishte shpallur si person në kërkim për vjedhje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës kapën dhe vunë në pranga 2 shtetas që ishin në kërkim për vjedhje.

Njoftimi/ DVP Durrës

U kap në flagrancë duke vjedhur në një market, ndërkohë që ishte në kërkim për vjedhje, arrestohet 34-vjeçari.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës arrestuan në flagrancë shtetasi L. G., 34 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një market në lagjen nr. 4 Durrës. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, për veprën penale "Vjedhja".

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës kapën dhe vunë në pranga 2 shtetas që ishin në kërkim për vjedhje, konkretisht shtetasit:

D. H., 48 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, pasi dyshohet se më datë 10.07.2025, ka vjedhur një vegël pune në një banesë në fshatin Katund i Ri;

H. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 16.07.2025, ka vjedhur disa pajisje elektrike në pronësi të shtetasit A. P., në lagjen nr. 4.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin H. K., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.