VIDEO/ Merr flakë kjoska e shërbimeve në zonën e 'Turizmit të Vjetër' në Pogradec
Një zjarr është evidentuar pak minuta më parë në një nga kjoskat e shërbimeve në qytetin e Pogradecit, në zonën e Turizmir të Vjetër.
Ky ambjent përdorej për tregti abulante, ndërsa paraprakisht dyshoher për shkaqe aksidentale.
Duke qenë se kjoska ndodhet pranë njësive të tjera të cilat tregtojnë kjo situatë ka krijuar panik dhe ka rrezikuar përhapjen e flakëve edhe tek kjoskat ngjitur.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëhere zjarrfiksja e cila po bën të mundur shuarjen e flakëve.