Berisha: Pasi të finalizojmë denoncimin e farsës, PD do bëjë një analizë të plotë në mënyrë që të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për gazetarët se pas përfundimit të denoncimit të farsës elektorale, PD do të ndërmarrë një analizë të thelluar me synimin për t’u modernizuar dhe hapur më tej ndaj qytetarëve.
“Tani, statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim,” u shpreh Berisha, duke nënvizuar se fokusi i menjëhershëm mbetet tek ekspozimi i parregullsive të zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, vetëm pas këtij procesi, partia do të kalojë në fazën e reflektimit të brendshëm. Berisha la të kuptohet se PD po synon një hapje më të madhe për të përballuar sfidat e reja politike në vend.
FJALA E BERISHËS:
Tani, statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim.
Sigurisht që pasi të finalizojmë denoncimin në Shqipëri dhe botë të farsës elektorale, PD do bëjë një analizë të plotë të të gjitha problemeve në mënyrë që të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë.