Largohet nga drejtimi i QSUT-së Donjeta Bali, në vend të saj emërohet ish deputeti

Largohet nga drejtimi i QSUT-së Donjeta Bali.

Në vend të saj është emëruar një tjetër mjek, Florenc Spaho, shkrun Top Channel.

Mjeku Spaho është ish deputet dhe anëtar i komisionit të shëndetësisë.

Donjeta Bali ende pa mbushur dy muaj në drejtimin e QSUT-së u dorëhoq nga ky pozicion.

Ajo u emërua në 29 maj dhe zëvendësoi Alma Canin.