Mjeti ku udhëtonte doli nga rruga dhe ra në humnerë, ndërron jetë drejtuesi i makinës gjatë transportimit tek Trauma
Një aksident i rëndë është regjistruar në Dibër.
Një person ka humbur jetën duke u transportuar në spital pasi mjeti i tij ka dalë nga rruga në dalje të qyteteit të Peshkopisë.
Njoftimi:
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.