Kafu: Alegri do ta bëjë Milanin të funksionojë

Ish-legjenda braziliane Kafu, një prej emrave më të dashur për tifozët kuqezi, ka folur për “La Gazzetta dello Sport”, duke ndarë mendimet e tij mbi merkaton, projektin e ri të Milanit dhe garën për titull.

PËRFORCIMET- “A është një avantazh të kesh grupin e plotë që në fillim? Sigurisht. Por kampionati fillon pas më shumë se një muaji dhe jam i bindur se Milani do të jetë gati. Kam besim se do të vijnë përforcimet e duhura për ta forcuar skuadrën”.

ALEGRI- “Nëse i jep kohë, Masimiliano Alegri do ta bëjë këtë Milan të funksionojë. Ai është një trajner që punon mirë dhe duhet të ketë hapësirën për të ndërtuar idenë e tij të futbollit. Rezultatet do të vijnë”.

MUNGESA E EUROPËS- “Do të përqendrohen vetëm në kampionat dhe Kupën e Italisë. Kjo mund të kthehet në një përparësi për një skuadër që do të ndryshojë pak nga sezoni i kaluar”.