Tragjedi në Republikën Dominikane: Autobusi përmbyset pas ekskursionit, 6 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një udhëtim që nisi me pushime në plazh, përfundoi në tragjedi. Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 47 të tjerë mbetën të plagosur pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përmbys në provincën veriore Espaillat, në Republikën Dominikane.

Sipas mediave lokale, shoferi dyshohet se humbi kontrollin e mjetit pranë qytetit San Victor, për shkak të një defekti në sistemin e frenimit. Pasagjerët po ktheheshin nga Playa Grande, një nga destinacionet më të frekuentuara bregdetare në vend.

Me 887 viktima në aksidente rrugore vetëm që nga fillimi i vitit, ky incident e shton më tej bilancin tragjik në një vend me rreth 11 milionë banorë, ku siguria rrugore mbetet një sfidë serioze.