Itali/ Goditi me thikë të dashurin e gruas në qendrën tregtare, shqiptari prangoset në kufi
E kishte zënë në befasi të dashurin e gruas së tij, një bashkëkombas shqiptar, dhe e kishte goditur me thikë në parkingun e qendrës tregtare Gran Reno, në Casaleçhio di Reno.
Ngjarja ka ndodhur më 15 korrik.
Një shqiptar 43-vjeçar është arrestuar gjatë natës në kufirin e Ventimiglia-s. Karabinierët e Ligurias e ndaluan shqiptarin në zbatim të urdhrit të arrestit të lëshuar disa ditë më parë nga autoritetet gjyqësore të Bolonjës, pas hetimeve të shpejta të kryera nga karabinierët e kompanisë së Borgo Panigale, të udhëhequr nga kapitenia Giorgia De Acutis.
Sulmi i dhunshëm ndaj 29-vjeçarit shqiptar erdhi në kulmin e një zënke për motive pasioni të lidhura me gruan e agresorit, edhe ajo shqiptare. Burri, sipas asaj që është rindërtuar nga hetuesit, kishte lënë Italinë menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhej në Francë. Ai u ndalua në kufi ndërsa po përpiqej të kthehej në vend.
I plagosuri është ende i shtruar në spital, me një prognozë prej 30 ditësh përveç ndërlikimeve të mundshme. Ndaj të dyshuarit ishte lëshuar një urdhër paraburgimi nga prokuroria e Bolonjës, me akuzat për tentativë vrasjeje dhe mbajtje të paligjshme të armës, duke qenë se bëhej fjalë për një thikë të padeklaruar.
43-vjeçari do të përballet me seancën e marrjes në pyetje ditët në vijim. Ndërkohë, vazhdojnë verifikimet nga ana e karabinierëve për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.