VIDEO/ Dy muaj pasi u grabiti votën shqiptarëve do ua shembë ndërtimet, Rama: Asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet
Pasi u grabiti votat, në pabesi të plotë, tani shqiptarëve do u dërgojë fadromat. Rama ka theksuar sot se ndërtimet pa leje të pas viteve 2020, ku shqiptarët kanë derdhur djersën nuk do të njihen edhe pse përgjegjës për to është shteti që drejtohet nga ai prej 12 vitesh.
Dy muaj pasi grabiti zgjedhjet dhe mori mandatin e katërt të qeverisjes, Rama heq maskën dhe shfaq fytyrën e vërtetë.
“Asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet” lajmëroi ai në një takim sot me deputetët e zgjedhur në qarkun e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit.
E ndërsa para zgjedhjeve, qeveria e tij ka mbyllur sytë para ndërtimeve pa leje duke u dhënë premtime se do i legalizohen tani Rama thotë se do të shemben të gjithë me pretendimin e interesit publik madje dhe ata që janë në proces legalizimi nuk do të njihet fare.
"Procesi legalizimit me ligj është mbyllur në 2020, në kuptimin që asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet. Natyrisht është lejuar të bëhen vetëdeklarime në vijimsi për ti dhënë mundësi individëve e familjeve që të bëjnë vetëdeklarimin në kushtet që mund të mos e kenë bërë në afat, por jo që ndërto pas 2020 dhe kur ka nevojë për të bërë një ndërhyrje në bashki apo qeveria apo agjenci të ndryshme për investime në interes publik dalin e thonë jemi në proces. Këtë do e adresojmë duke e konsideruar të pavlefshme të gjitha vetëdeklarimet për godinat apo ngrehinat me qëllim fitimi.
Një vit më parë kryeministri Edi Rama u la detyrë kryebashkiakëve të përshpejtojnë procesin e legalizimit të ndëtimeve pa leje. Madje u kërkoi pushtetit vendor të ngrinin dhe zyra të posacme për legalizimet në cdo bashki me qëllim që deri në dhjetorin e vitit 2028 të përfundonte procesi i legalizimeve të ndërtimeve pa leje në Shqipëri.
Ndërsa me një vendim të qershorit 2024 qeveria përcaktoi rregullat e bashkëpunimit mes bashkive dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për legalizimin e tyre, por tani një vit më pas, korrik 2025, gjithçka ka ndryshuar.
"Nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë e familjeve që kanë ndërtuar për të futur kokën, por jemi për të diskutuar gjithë këtë mashtrim të madh përpara të cilit përfat të keq janë mbyllur sytë për një pjese të madhe të territorit. Interesi publik do të prevalojë në të gjitha rastet kur do të duhet të bëhet Askush nuk mund të nxjerrë një copë letër dhe të thotë jam në proces. Nuk do të humbitet asnjë minutë për ti kërkuar Kadastrës të bëjë skualifikimin sic ndodh dhe sot" tha Rama. sot.