VIDEO/ Një tornado godet Tours në Francë, stuhia kaloi përmes aeroportit të qytetit
Një fenomen meteorologjik i rrallë dhe spektakolar ka goditur qytetin e Tours në Francë këtë të hënë në mëngjes, kur një tornadë e formuar nga stuhitë e fuqishme kaloi përmes aeroportit të qytetit.
Pamjet e filmuara nga kulla e kontrollit tregojnë qartë një ‘rrotullim intensiv’, me mbeturina që ngriteshin në ajër deri në dhjetëra metra lartësi.
Sipas shoqatës Météo Centre, Val de Loire, dëmet janë të shumta, megjithëse ende nuk është bërë një vlerësim i plotë.
Departamenti ishte ‘në vigjilencë të verdhë’, një nivel relativisht i ulët alarmi, por kjo nuk e përjashton mundësinë e fenomeneve të rrezikshme.
Observatori francez i tornadave dhe stuhive të dhunshme, Keraunos, kishte paralajmëruar për një rrezik të mundshëm të një ‘fenomeni rrotullues’ në këtë zonë, me një probabilitet prej 5% deri në 15%.
Aktualisht, po kryhen hetime në terren për të përcaktuar shkallën e fuqisë.