E rëndë në Cërrik/ 65-vjeçari bie në kanalin vaditës, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtërmen, në Cërrik, ku një 65-vjeçar është mbytur aksidentalisht në një kanal vaditës. Viktima është identifikuar si shtetasi G. B.

Trupi i pajetë është transportuar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.