Vrasja e Santiago Malkos, Prokuroria jep pretencën për vëllezërit Duka dhe të tjerët

Në gjyqin për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko jepen konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme. 

Ndaj të pandehurve, SPAK kërkon masën e dënimit:

-Leonard Duka - 32 vjet burgim/ Dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së Lartë.

-Erlis Duka - 25 vjet burgim

-Fatmir Hyseni - 32 vite burgim

-Aleksandër Manxhaku - 22 vjet burgim

-Oltjon Loga - 23 vjet burgim

-Dritan Agai - 23 vjet burgim

Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal.