Rusia rrit prodhimin e dronëve duke përdorur punëtorë adoleshentë
Në një fabrikë pranë Kazanit në Rusi, e quajtur Yelabuga, ku punojnë edhe adoleshentë të moshës 15-vjeçare, prodhohen mijëra dronë vetëvrasës çdo muaj, të cilët përdoren për të intensifikuar sulmet e natës të Moskës ndaj qyteteve dhe objektivave civile në Ukrainë.
Video e shpërndarë nga Ministria Ruse e Mbrojtjes tregon linjën e prodhimit ku studentët dhe stafi teknik montojnë dronët Geran-2, versioni rus i Shahed iranian, duke u kthyer në një pjesë kyçe të strategjisë ushtarake të Presidentit Vladimir Putin. Fabrika u krijua në vitin 2023 brenda Zonës së Posaçme Ekonomike Alabuga, afër lumit Kama, duke lehtësuar lidhjen tregtare me Iranin, nga ku buron teknologjia e dronëve.
Zyrtarët evropianë paralajmërojnë se Rusia mund të lëshojë deri në 2,000 dronë natën në sulme ndaj Ukrainës, duke përballur sistemet mbrojtëse të saj dhe duke shënuar një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit. Dronët relativisht të lirë, secili me kosto prej 30 deri 45 euro, përdoren në sulme të mëdha që kushtojnë shumë më tepër nga sistemi mbrojtës i Ukrainës, si raketat Patriot që kushtojnë miliona dollarë për një copë. Strategjia synon të lodhë dhe demoralizojë Ukrainën me sulme të vazhdueshme në vitin e katërt të luftës.