Berisha: Irena me 5 mbiemra një mashtruese ordinere, vetingu ndaj saj një falsifikim i turpshëm

Në një deklaratë për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi si të falsifikuar dhe të turpshëm aktin e përdorur nga Irena Gjoka në procesin e vetingut.

Ai tha se një kontratë e vitit 1996 përmend një nen të Kodit Civil që nuk ekzistonte në atë kohë, duke e cilësuar këtë si mashtrim flagrant. Berisha akuzoi drejtpërdrejt komisionerët e vetingut si të korruptuar dhe të papërgjegjshëm. Sipas tij, ky është një rast flagrant që provon kapjen politike të drejtësisë.

FJALA E BERISHËS:

Në qoftëse i vetuari deklaron se, 60 milion lek mbi bazën e kësaj kontrate të firmosur në përputhje me nenin 801 të Kodit Civil në vitin 1996, në një kohë kur Kodi Civil i vitit 1996 ka patur gjithsej 230 nene, atëherë më thuaj mua; veting është ky? Ky është turp veting. 

Ky është një akt falsifikimi i turpshëm, i kapërdirë me urdhër nga të gjithë ata të cilët e kanë kaluar.
Mjafton ky fakt, mjafton kjo deklaratë e saj se unë kam marrë borxh tek ish-gruaja e burrit, në vitin 1996, me nenet e Kodit 2015, tregon se ajo është një mashtruese ordinere dhe tregon se ata që kanë firmosur vetingun e saj, janë të papërgjegjshëm dhe të korruptuar, të kompromentuar, cilido qoftë ai. 
Si mundet, këto janë evidente, janë të shkruara.