FOTO/ Oriana Sabatini kujton përvjetorin e parë të martesës, dedikimi i ëmbël për Dybala
Me një postim plot ndjenjë në Instagram, Oriana Sabatini ka kujtuar përvjetorin e parë të martesës me Paulo Dybala, që u celebrua pikërisht një vit më parë.
Këngëtarja dhe modelja argjentinase ndau një foto të çiftit, shoqëruar me dedikimin që i emocionoi ndjekësit: “365 ditë nga nata më e bukur e jetës sime. Të dua për këtë numër ditësh, shumëzuar me një milion”.
Një mesazh i thjeshtë, por i mbushur me dashuri, që tregon gjithë lidhjen dhe lumturinë që i bashkon të dy.
Oriana dhe Paulo u martuan më 20 korrik 2024 në një ceremoni përrallore në Argjentinë, në praninë e miqve, familjarëve dhe figurave të njohura të botës së sportit e spektaklit.
Që atëherë, ata nuk kanë reshtur së ndari me ndjekësit momente nga jeta e tyre në çift, gjithmonë të shoqëruara me buzëqeshje dhe dashuri.
Një vit më pas, dashuria vazhdon të tingëllojë fort dhe qartë, shoqëruar nga fjalë që nuk kanë nevojë për shumë shpjegim.
Po në Instagram erdhi dhe reagimi i futbollistit të Romës: “Një vit nga përvjetori ynë. Një vit nga një ditë që do të mbetet e paharrueshme për ne. Një vit me mijëra emocione, mes lotëve dhe buzëqeshjeve, së bashku me njerëzit që duam më shumë dhe që e bënë atë ditë të veçantë. Të dua!” Pas 12 muajsh nga “po”-ja e shumëpritur, dashuria mes Oriana dhe Paulo vazhdon të shkëlqejë si ditën e parë.